Njëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së një autobusi turistik me një kamion në Turqi.
Sipas mediave turke, aksidenti ndodhi paraditen e së dielës në autostradën Stamboll–Izmir, në afërsi të Manisës. Nga 27 personat e plagosur, njëri ndodhet në gjendje kritike.
Menjëherë pas njoftimit për aksidentin, autoritetet dërguan në vendngjarje ekipe të urgjencës mjekësore, zjarrfikës dhe forca policore, të cilat nisën operacionin e shpëtimit dhe transportimin e të plagosurve drejt spitaleve.
Në një deklaratë zyrtare, autoritetet e qarkut Akhisar, në provincën e Manisës, dhanë detaje mbi rrethanat e para të ngjarjes.
“Sot, në orën 11:11, morëm një njoftim për përplasjen e një autobusi turistik me një kamion pranë hyrjes së autostradës në Akhisar, në drejtimin Bursa–Izmir. Ekipet mjekësore dhe ato të shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe nisën menjëherë operacionin për t’u ardhur në ndihmë personave të përfshirë në aksident”, thuhet në deklaratë./ad
