Last Updated on 18/05/2026 by Anisa
Trupat e katër zhytësve italianë që u zhdukën pas një aksidenti zhytjeje në Maldivet janë gjetur, konfirmon Ministria e Jashtme e Italisë.
Sipas autoriteteve, trupat u gjetën brenda një shpelle rreth 60 metra të thellë në Atollin Vaavu, gjatë një operacioni kërkimi nga ekipe të specializuara zhytësish nga Finlanda dhe Maldivet.
Një trup tjetër, i një prej pesë anëtarëve të grupit, ishte gjetur më herët pas incidentit që ndodhi të enjten.
Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit humbi jetën edhe një zhytës shpëtimi, i cili po merrte pjesë në kërkimin e trupave të zhytësve italianë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin ndërkombëtar të zhytjes, ndërsa hetimet për shkaqet vazhdojnë./A.D
