Adriana Lima duket se po nis një kapitull të ri në jetën e saj, dhe paraqitja e fundit në Madrid është prova më e bukur e këtij ndryshimi. Supermodelja braziliane u shfaq në eventin e mbylljes së Mercedes-Benz Fashion Week me një pamje elegante dhe të sofistikuar, duke tërhequr menjëherë vëmendjen.
Me flokët e kapur, vetullat e ngritura dhe tiparet e fytyrës më të theksuara, Lima dukej më e kuruar se kurrë. Fotot e saj të fundit kanë bërë që fansat të rikthejnë vëmendjen te transformimi që ajo ka kaluar gjatë viteve, veçanërisht pas periudhës së shtatzënisë dhe lindjes së djalit të saj, Cyan./mxh
