Last Updated on 22/09/2026 by Monika
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor në Lezhë.
Sipas raportimeve, një 50-vjeçar i cili po lëvizte me motomjet ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Bëhet me dije se 50-vjeçari i identifikuar si shtetasi Sh.Gj., ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./mxh
