Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe i plagosur ka mbetur një person.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./kb
