Last Updated on 24/10/2026 by Monika
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar lidhur me lëndimin në protestë të tre gazetarëve.
Në një qëndrim publik, AGSH shprehet se incidentet me gazetarët Klevin Muka, Ardit Hoxha dhe Freard Rista janë shqetësuese.
Asociacioni thekson se rastet duhet të trajtohen në përputhje me faktet e raportuara dhe dëshmojnë për rreziqet me të cilat përballen gazetarët gjatë mbulimit të protestave.
AGSH i bën thirrje Policisë së Shtetit të sqarojë menjëherë rrethanat e incidentit dhe të garantojë një hetim efektiv për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional./Mxh
