Last Updated on 15/01/2026 by Monika
Xhinset e bardha nuk janë më vetëm një zgjedhje verore. Supermodelja Bella Hadid ka treguar se ato mund të jenë pjesë e garderobës edhe gjatë muajve të ftohtë, duke i kombinuar me elemente klasike dhe funksionale dimri.
Gjatë një daljeje në Aspen, Colorado, Hadid u shfaq me një stil casual, ku xhinset e bardha u kombinuan me një xhaketë lëkure të zezë, një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe çizme lëkure në stil western.

Look-u u plotësua me syze dielli ovale dhe një çantë tote me print leopard, duke krijuar një kontrast elegant mes toneve të çelëta dhe atyre të errëta.
Sipas stilit të saj, sekreti për të veshur xhinset e bardha në dimër qëndron te balancimi i tyre me materiale më të rënda dhe ngjyra të errëta, të cilat i japin pamjes një karakter praktik dhe modern.
Ky kombinim e bën këtë pjesë veshjeje të përshtatshme për sezonin e ftohtë, pa humbur elegancën./MXH
