Last Updated on 15/11/2025 by EL
Një trend i ri me efekt dimri po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdoruesit po shndërrojnë fotot e tyre të zakonshme në imazhe kinematografike të mbushura me borë.
Ky stil është bërë viral në TikTok, Instagram dhe Facebook, duke u krahasuar me atmosferën e filmave koreanë, ku theksi bie te detajet e vogla si fijet e borës, lëkura me nuancë të ftohtë dhe ndriçimi i butë natyral.
Efekti shpesh ndërtohet në tre kuadrate vertikalë 9:16, një kompozim që e thekson më shumë stilin e “winter romance”.
Në foton e publikuar nga përdoruesit, kompozimi ndjek të njëjtin trend: pjesa e sipërme tregon një portret shumë afër me theks te qerpikët e mbuluar nga bora; në mes shfaqet profili ¾ nën një çadër transparente, ndërsa poshtë është portreti ballor me shprehje të qetë dhe melankolike. Veshja me shall të trashë të bardhë dhe pallto të errët e plotëson atmosferën e dimrit.
Për ta realizuar edhe ju këtë efekt, përdoren disa metoda të thjeshta:
1. Përmes aplikacioneve të gatshme me efekt dëbore
Shumë përdorues zgjedhin aplikacione si Meitu. Mjafton të ngarkoni foton, të zgjidhni opsionin “AI Snow” dhe aplikacioni shton automatikisht borën, tonet e ftohta dhe ndriçimin e butë të dimrit. Më pas mund të ruani tre pozicione të ndryshme dhe t’i kombinoni në një layout vertikal.
2. Me anë të një prompt-i specifik në Gemini ose ChatGPT
Për përdoruesit që duan pamje sa më besnike trendit, përdoret një prompt i përgatitur posaçërisht për këtë stil. Mjafton të ngarkoni foton tuaj dhe të përdorni përshkrimin e mëposhtëm:
“Create a vertical 9:16 cinematic composite in winter snow, split into three stacked frames. Top: close-up of the face with snowflakes on lashes and soft cold tones. Middle: ¾ profile holding a clear umbrella in snowfall. Bottom: chest-up portrait facing camera with calm winter mood. Lighting: soft daylight, shallow depth, natural snowy atmosphere.”
Trendi po pëlqehet sepse ofron pamje profesionale dhe një estetikë të veçantë sezonale, e cila ka marrë shumë reagime pozitive në rrjet./e.t
