E ardhmja e Trent Alexander-Arnold te Real Madrid është në dyshim.
Mbrojtësi i djathtë anglez nuk ka arritur ende të konsolidohet në formacionin e Los Blancos. Deri tani, ai ka grumbulluar 497 minuta lojë dhe ka marrë pjesë në 11 ndeshje zyrtare.
Problemet me dëmtimet kanë ndikuar në vazhdimësinë e tij. Sipas mediave britanike, disa ndërmjetës kanë kontaktuar Manchester City për të vlerësuar një rikthim të mundshëm në Premier League.
City është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për verën, ndërsa nuk ka ende një ofertë zyrtare./mxh
