Last Updated on 30/09/2025 by adminfjala
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në automjetin e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci, në parkingun e një restoranti. Lënda dyshohet të ketë qenë hedhur nga një person që lëvizte në këmbë.
Si pasojë e shpërthimit, dëme materiale kanë pësuar kryesisht dy makina: automjeti i zotit Loci dhe një tjetër që i përkiste Ervin Kadiut.
Në një prononcim për Top News, Ilir Loci deklaroi: “Po darkoja me miqtë në momentin që ka ndodhur ngjarja.” Ai shtoi se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh për sigurinë e tij dhe të qytetarëve.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e shpërthimit dhe identifikuar autorin e mundshëm./E.S
