Last Updated on 20/11/2026 by Anisa
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në fshatin Dukat, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, ndërsa pritet të mësohen identitetet e personave të përfshirë dhe rrethanat e plota të aksidentit.
