Last Updated on 13/08/2026 by EL
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Shkozet të Durrësit, ku mësohet se pas një konflikti në familje, burrë e grua kanë qëlluar me thikë njëri-tjetrin dhe kanë mbetur të plagosur rëndë.
Bëhet me dije se pas marrjes së informacioni policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë transportuar çiftin për në spital. Mësohet se ata po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjenda e tyre shëndetësore.
Po ashtu nuk dihen shkaqet apo motivet që çuan në përdorimin e thikës nga dy familjarët, të cilët janë tashmë janë në spital.
Ndërsa raportohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj./et
