Last Updated on 31/03/2026 by EL
Skena tronditëse ndodhën sot në sfidën Kroaci U21 – Turqi U21, ndërsa regjistrohej minuta e 35-të. Sfida kualifikuese u anulua, pasi trajneri turk u rrëzua në fushë.
Për Korkmaz u nevojit menjëherë transportimi me urgjencë drejt spitalit. Gjithçka erdhi pas kartonit të kuq që mori Tiknaz nga Turqia U-21.
Sipas “Tivibu Spor”, trajneri turk ka rrëshqitur dhe më pas përplasi kokën. Për këtë pati ënjtje në kokë, ndërsa i vetdijshëm u transportua drejt spitalit./et
