Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, riktheu sërish idenë për të marrë nën kontroll Groenlandën, ishullin gjigant në Arktik që është territor autonom i Danimarkës. Ai tha se ishulli është i rëndësishëm për sigurinë dhe mbrojtjen strategjike të Amerikës, si dhe për resurset minerale.
Por reaksioni ka qenë i menjëhershëm. Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, deklaroi:
“Mjaft me presion, mjaft me insinuata. Mjaft me fantazi aneksimi. E ardhmja e Groenlandës duhet të vendoset vetëm nga populli i saj.”
Danimarka dhe aleatët europianë e mbështetën këtë qëndrim. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e quajti sugjerimin e Trump si “çmenduri”, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të marrë nën kontroll territorin.
Kjo polemikë vjen pas një operacioni të SHBA-së për kapjen e presidentit venezuelan, Nicolas Maduro, duke ngjallur frikën se të njëjtat synime mund të kenë të bëjnë edhe me Groenlandën./mxh
