Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën e Kimberly Guilfoyle, ish-ambasadores amerikane në Greqi, duke shprehur zhgënjimin e tij për raportimet e fundit rreth saj.
Trump deklaroi se e njihte Guilfoyle prej vitesh, por theksoi se nuk kishte pasur një njohje të afërt me të. Ai kujtoi gjithashtu se ajo kishte qenë e martuar me Gavin Newsom, guvernatorin e Kalifornisë.
Pavarësisht zhgënjimit të shprehur, presidenti amerikan vlerësoi punën e saj gjatë qëndrimit në Greqi, duke thënë se ajo kishte bërë një punë të mirë si ambasadore.
“Ajo është e aftë, por kur lexova se çfarë ishte shkruar, u habita dhe u zhgënjeva”, deklaroi Trump.
Reagimi i presidentit vjen pas raportimeve të fundit në media për pretendime lidhur me Guilfoyle, të cilat kanë ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e saj dhe mundësinë e përballjes me probleme ligjore. Trump nuk dha detaje të tjera mbi çështjen dhe bëri të ditur se nuk kishte komunikuar me të./ad
