Presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë telefonike me agjencinë e lajmeve ‘Reuters’ se mbështet një sulm nga forcat kurde ndaj Iranit.
“Do të ishte shumë mirë nëse kurdët do të donin ta bënin këtë”,-tha Trump.
Kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara do të siguronin ose kishin ofruar mbulim ajror për ndonjë ofensivë kurde, Trump tha: “Nuk mund t’ju ??them këtë.”
Në telefonatat këtë javë me udhëheqësit e pakicës kurde në Iran dhe Irakun fqinj, Trump thuhet se ofroi mbulim të gjerë ajror amerikan dhe mbështetje të tjera për kurdët iranianë për të marrë kontrollin e zonave të territorit perëndimor iranian, sipas njerëzve të njohur me diskutimet./mxh
