Pamje të presidentit amerikan Donald Trump, që duket se mbyll sytë gjatë një njoftimi në Zyrën Ovale, janë bërë virale në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.
Fotot janë shkrepur gjatë një deklarate zyrtare për uljen e çmimeve të barnave për humbje peshe.
Në disa momente, presidenti shihet me sytë gjysmë të mbyllur, ndërsa në të tjera duket se përpiqet t’i mbajë hapur. Ai madje fërkon sytë disa herë gjatë fjalimit, gjë që ka nxitur reagime të menjëhershme në rrjetet sociale.
Kritikët politikë të presidentit e kanë shfrytëzuar menjëherë këtë pamje. Zyrtarë nga administrata e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, një prej kundërshtarëve më të ashpër të Trumpit, postuan foto nga momenti, duke shkruar me ironi: “Dozy Don është rikthyer.”
Megjithatë, përkrahësit e presidentit i kanë cilësuar këto reagime si të ekzagjeruara dhe kanë theksuar se Trump ka qenë i lodhur pas një dite të ngarkuar takimesh dhe njoftimesh zyrtare./ M.XH
