Një startup gjerman ka krijuar një aplikacion inovativ që analizon zërin për të matur nivelin e stresit. Programi përdor inteligjencën artificiale për të përpunuar tonin, ritmin dhe ngjyrën e zërit, duke përcaktuar nëse personi ndodhet nën tension apo është emocionalisht i qetë.
Aplikacioni, i quajtur “MindVoice”, është menduar për përdorim ditor, veçanërisht për ata që punojnë në mjedise stresuese. Ai ofron këshilla të personalizuara për relaksim, frymëmarrje dhe pushim mendor.
Sipas krijuesve, në të ardhmen teknologjia mund të përdoret edhe në platforma komunikimi si ‘Zoom’ apo ‘Teams’ për të ndihmuar punonjësit të ruajnë mirëqenien psikologjike./ K.M
