Last Updated on 11/06/2025 by adminfjala
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka më pak besim sesa disa muaj më parë lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin për programin bërthamor të Teheranit.
Bisedimet mes dy vendeve duket se kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pasurimin e uraniumit.
Uashingtoni dhe Teherani nisën negociatat, pothuajse dy muaj më parë, me synimin për të arritur një marrëveshje bërthamore.
Duke folur për podkastin e New York Post, Trump u zotua sërish se nuk do të lejojë që Irani të posedojë armë bërthamore. Kur u pyet nëse mendon se mund ta bindë Iranin që t’i japë fund programit të tij bërthamor, Trump tha: “Nuk e di”.
“Nuk e di. E mendoja kështu, por po kam gjithnjë e më pak besim për këtë gjë”, tha presidenti amerikan. m.p.