Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani tani mban vetëm 21%-22% të arsenalit të tij raketor dhe pretendoi se sulmet e SHBA-së kanë dëmtuar rëndë aftësitë ushtarake të Teheranit. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani tani mban vetëm 21%-22% të arsenalit të tij raketor dhe pretendoi se sulmet e SHBA-së kanë dëmtuar rëndë aftësitë ushtarake të Teheranit.
Pavarësisht sulmeve, presidenti i SHBA-së vlerësoi se Teherani ende ruan aftësi operacionale. “Ata ende kanë aftësi. Ata kanë disa raketa, kanë disa dronë. Do të thoja, në përqindje, se ata kanë ndoshta 21%-22% të raketave të tyre. Janë shumë raketa, por nuk janë ato që kishin kur sulmuam për herë të parë”, tha ai.
I pyetur pse Irani ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje, pavarësisht pretendimeve të tij se Teherani është i etur për një zgjidhje, Trump tha se ishte një vendim i vështirë politik dhe strategjik për udhëheqjen iraniane.
“Është shumë e vështirë për ta. Ata janë të fortë, janë krenarë. Ka gjëra që nuk mendonin kurrë se do të duhej t’i bënin, dhe tani do të duhet t’i bëjnë. Ata nuk kanë zgjidhje tjetër”, tha ai.
Presidenti amerikan madje e krahasoi situatën me konfliktet ushtarake afatgjata të së kaluarës, duke thënë: “Lufta e Vietnamit zgjati 19 vjet. Unë jam vetëm në muajin tim të tretë.”/a.d
