Last Updated on 10/11/2025 by Monika
Në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa. Kjo vizitë konsiderohet një ngjarje historike, pasi është e para e një udhëheqësi sirian në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1946.
Takimi zhvillohet në një moment delikat për Lindjen e Mesme, mes raporteve për kërcënime ndaj udhëheqësit sirian dhe tensioneve të vazhdueshme në rajon.
Sipas mediave ndërkombëtare, bisedimet janë përqendruar në të ardhmen politike të Sirisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin në luftën kundër ekstremizmit.
Ahmad al-Sharaa, ish-anëtar i grupit Al-Nusra që më pas u shkëput nga ekstremizmi dhe mori pushtetin pas rrëzimit të Bashar al-Asadit, po kërkon t’i japë fund dekadave të izolimit ndërkombëtar të vendit të tij.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende detaje mbi rezultatet e takimit, por burime diplomatike e cilësojnë atë si një hap drejt një procesi të ri paqeje për Sirinë./MXH
