Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi palestinez nuk do të ndërmarrë asnjë hap drejt çarmatimit përpara se forcat izraelite të tërhiqen nga Rripi i Gazës, transmeton Anadolu.
Ghazi Hamad, një anëtar i delegacionit negociues të Hamasit, tha se çështja e çarmatimit është e lidhur me tërheqjen e Izraelit nga Gaza dhe rindërtimin e territorit. Në komente për kanalin Al Jazeera me bazë në Katar, Hamad tha se Izraeli nuk do të kishte asnjë rol në procesin e çarmatimit, i cili në vend të kësaj do të kryhet nga një komitet kombëtar palestinez.
Vërejtjet e Hamadit erdhën pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se ishte arritur marrëveshje për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza, me forcat izraelite të vendosura të tërhiqen në faza ndërsa procesi ecën përpara./ad
