Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me udhëheqësit e vendeve të Gjirit Persik në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Sipas mediave amerikane, takimi zhvillohet të martën për të diskutuar hapat e ardhshëm në konfliktin me Iranin.
Trump pritet të takohet me udhëheqës ose ministra të jashtëm nga gjashtë vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit: Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Bahreini, Kuvajti dhe Omani.
Takimi mund të zgjerohet për të përfshirë udhëheqës të tjerë arabë dhe myslimanë./k.m
