Donald Trump ka thirrur sot një mbledhje emergjente në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave amerikane, Trump do të zhvillojë një mbledhje sot në mbrëmje, në fokus do të jenë hapat e mëtejshme mbi Venezuelën, në një kohë kur administrata intensifikon fushatën e saj të presionit mbi vendin e Amerikës Jugore.
Në mbledhje pritet të marrin pjesë anëtarë kyç të Kabinetit të Trump dhe ekipit të sigurisë kombëtare, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Kryetarin e Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura, Gjeneralin Dan Caine dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, si dhe shefen e shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Ëiles dhe zëvendësshefin e shtabit Stephen Miller.
Takimi është planifikuar të nisë në orën 5 pasdite, sipas orës lokale të Uashingtonit.
Mbledhja vjen në një periudhë, ku Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin mbi Venezuelën me sulme ndaj anijeve të drogës dhe një grumbullim të aseteve ushtarake në Karaibe.
Ushtria amerikane ka grumbulluar qindra anije luftarake dhe rreth 15 mijë trupa në atë rajon, si pjesë e asaj që Pentagoni e ka quajtur “Operacioni Shtiza Jugore”. M.P.
