Presidenti i SHBA-së Trump ka folur për afatin që administrata e tij thuhet se i ka dhënë Ukrainës për t’iu përgjigjur planit të tyre të paqes.
Gjatë një interviste, ai tha se afatet mund të zgjaten nëse gjërat shkojnë mirë, por Shtëpia e Bardhë ka dhënë ultimatum që afati për të kthyer përgjigje është të enjten, 27 nëntor, Dita e Falënderimeve në SHBA, është një kohë e përshtatshme.
Një zyrtar amerikan i pyetur në lidhje me të njëjtat raportime, se SHBA-të kanë kërcënuar të ndërpresin mbështetjen e inteligjencës për armët e Ukrainës si pjesë e presionit për të arritur një marrëveshje, ka thënë:
“Ne nuk do të komentojmë mbi diskutimet delikate të paqes që mund të kenë ndodhur ose jo me shtypin. Presidenti Trump po punon me të dyja palët për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur, e cila ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë, me shumë vdekje të pakuptimta. Kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte president.”
