Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar pasi kishte kryer vjedhje në nëntë shtëpi në Austri.
Vjedhjet u kryen nga korriku deri në gusht të vitit të kaluar në zonën e Vorarlbergut.
Sipas medias zvicerane “Krone”, shqiptari hyri me forcë në shtëpi dhe mallrat e vjedhur kapin shifrën e të paktën 14,000 eurove.
Provat e ADN-së në vendet e krimit e lidhën me të akuzuarin shqiptar, ndaj të cilit ekzistonte edhe një urdhër arresti evropian. 46-vjeçari ka qenë në paraburgim në burgun e Feldkirch që nga marsi i këtij viti, si edhe ka vuajtur dënimin në Suedi dhe Danimarkë për vepra të ngjashme penale.
Tanimë ndaj shqiptarit është caktuar dënim me gjashtë vite burg./mxh
