Last Updated on 07/04/2026 by Anisa
Shqipëria vazhdon të jetë destinacion i preferuar turistik, me shifra gjithnjë në rritje të vizitorëve të huaj. Sipas Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë muajit mars 2026 vendi mirëpriti 609,363 turistë, një rritje prej 11% ose 59,598 vizitorë më shumë se në marsin e vitit 2025.
Ministri Gonxhja theksoi se Shqipëria po spikat si një alternativë e sigurt dhe tërheqëse për turizmin gjithëvjetor, duke ofruar natyrë, trashëgimi kulturore, mikpritje, kulinari dhe aktivitete artistike që tërheqin vëmendjen e vizitorëve ndërkombëtarë.
Rritje është regjistruar jo vetëm gjatë marsit, por edhe në tremujorin e parë të vitit, përfshirë vizitat në parqet kulturore-historike, zonat e mbrojtura dhe kalatë e vendit. Synimi kryesor mbetet zhvillimi i turizmit gjithëvjetor, me diversitet në turizmin natyror, kulturor, historik, aventurë dhe kulinar.
Një shembull i këtij trendi pozitiv është edhe Kalanë e Gjirokastrës, e cila gjatë marsit 2026 u vizitua nga 14,253 persona, duke shënuar një rritje të jashtëzakonshme prej +57.56% krahasuar me marsin e vitit 2025, duke konfirmuar interesin e vizitorëve për trashëgiminë kulturore dhe historinë e qytetit.
