Last Updated on 27/09/2025 by adminfjala
Atletico Madrid triumfon bujshëm në derbin e Madridit, duke mundur 5-2 Real Madridin. Një fitore spektakolare e bardhekuqve në shtëpi, që la të shokuar dhe të turpëruar Los Blancos.
Robin Le Normand zhbllokoi derbin pas vetëm 14 minutash lojë. Mbrojtësi shënon me kokë pas një krosimi në zonë nga Giuliano Simeone.
Reagimi i Real Madridit ishte i shpejtë. Fillimisht duke barazuar shifrat me Kylian Mbappe në minutën e 25-të, pas asistit të Arda Guler. Në minutën e 36-të, pas një topi të humbur dhe gafe të Le Normand, Vinicius Junior tregon gjithë klasin e tij dhe asiston për Arda Guler, fantazisti turk dërgon topin në portën e mbrojtur nga Jan Oblak.
Në minutën e 43-të, Clemnet Lenglet barazon shifrat pas një topi të ardhur nga goditja e këndit, por goli anullohet nga VAR për shkak të prekjes së topit me dorë nga francezi. Në minutën e tretë shtesë, Alexander Sorloth barazon shifrat 2-2. Norvegjezi shënon me kokë, pas krosimit që mori nga Koke. Pjesa e parë, Atletico Madrid-Real Madrid 2-2.
Në fillim të pjesës së dytë, Arda Guler shkakton penallti, pas një ndërhyrje të rrezikshme në zonë ndaj Nico Gonzalez. Courtois kupton krahun, por goditja e Julian Alvarez përfundon në rrjetë. Në minutën e 63-të, Julian Alvarez tregon klasin e tij, duke shënuar një supergol nga goditja e dënimit. Në minutat shtesë ishte Antoine Griezmann që vulosi fitoren 5-2 për Atletico Madridi. Reali i Xabi Alono-s pëson humbjen e parë pas 6 fitoreve rresht në La Liga. m.p.
