Një re e madhe tymi dhe zjarri u pa të ngrihej pranë një objekti të Aramco në Riad të shtunën, tha një dëshmitar për Reuters .
Sipas burimit, zjarri ndodhi mes një përshkallëzimi të armiqësive midis Arabisë Saudite dhe Huthëve të Jemenit , të cilët mbështeten nga Irani dhe kanë shtuar sulmet e tyre ndaj qyteteve dhe infrastrukturës energjetike saudite.
Houthi-t thanë javën e kaluar se kishin sulmuar objektet e Saudi Aramco-s në Yanbu me raketa dhe dronë.
Arabia Saudite tha në atë kohë se kishte kapur gjashtë raketa balistike të lëshuara nga Houthi-t drejt rajonit Taif dhe Yanbu-së, por nuk raportoi ndonjë dëmtim në objektet e Aramco-s./mxh
