Last Updated on 03/10/2026 by Monika
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, shoqëruar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu vizituan spitalin e Mirditës, ku panë nga afër strukturën spitalore, ndërsa diskutuan me mjekët e stafin për nevojat e tyre.
Gjatë vizitës u bë e ditur se Spitali i Mirditës do të shndërrohet në Polin e Veriut për Traumat, duke synuar lehtësimin e ngarkesës së Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ofrimin e shërbimeve më pranë qytetarëve të veriut.

“Në Spitalin e Mirditës, bashkë me kolegen Klodiana Spahiu pamë nga afër strukturën spitalore, e cila do të shndërrohet në Polin e Veriut për Traumat, duke kontribuuar në lehtësimin e ngarkesës së Spitalit të Traumës në Tiranë dhe në ofrimin e shërbimeve më pranë qytetarëve.

Një bashkëbisedim i ngrohtë me mjekët dhe stafin, për të dëgjuar nga afër nevojat e tyre dhe për të diskutuar mënyrat për forcimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore, në funksion të qytetarëve.
Shëndetësi më pranë njerëzve, aty ku nevoja është më e madhe”, u shpreh ministri Nufi./mxh
