Last Updated on 07/07/2025 by adminfjala
Kompania ajrore Swiss International Airlines dhe Deutsche Lufthansa deklaruan sot se një aeroplan që fluturonte nga Beogradi për në Zyrih bëri një ulje emergjente në aeroportin Friedrichshafen në Gjermani, pasi u zbulua tym në pjesën e pasme të kabinës së avionit.
“Ulja ishte “e qetë” dhe autobusët filluan të mbërrinin për të transportuar pasagjerët në Cyrih”, tha Swiss.
Shkaqet e incidentit me Airbus A220 janë nën hetim./E.T