Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në një subjekt minerar në qytetin e Bulqizës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, ku u aksidentua dhe humbi jetën në galeritë e minierës 50 vjeçari Kujtim Dangri.
“Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt”, thuhet në njoftimin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes tragjike./e.t
