Shtetasi me iniciale O.Ç., i arrestuar më datë 29 tetor është liruar sot nga gjykata.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur që i arrestuari gjatë zhvillimit të protestave, të lirohet imediatikisht.
Atij i janë caktuar dy masa sigurimi të cilat janë: detyrimi për paraqitje në policinë gjyqësore dhe ndalimin për të dalë jashtë njësisë administrative ku banon, gjithnjë pa një autorizim verifikues nga gjykata.
Vendimi është marrë ditën e sotme dhe do të zbatohet menjëherë./Mxh
