Last Updated on 13/05/2026 by Kesjana
Mjeku kirurg që u arrestua pas denoncimit për ngacmim seksual nga një 21-vjeçare, mësohet se ndodhet në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Sipas informacioneve, mjeku ka patur më herët probleme nga zemra dhe nuk është ndjerë mirë në ambjentet e komisariatit, ku është dërguar më pas në urgjencë për kontroll.
Pas vizitës, nga ekg-ja e zemrës ka rezultuar që ka probleme dhe kardiologu ka vendosur që mjeku N.N të mbahet në spital i shtruar.
Kirurgu po mbahet në monitorim ndërsa do të shihet në vijim edhe për masën e sigurisë të caktuar për ditën e nesërme nëse do të zhvillohet në ambjentet e spitalit./kb
