Last Updated on 07/01/2026 by EL
Gjykata ka cilësuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të qytetarëve gjatë protestës së Shqipëria Bëhet, më 4 janar para Kryeministrisë.
Si pasojë ka urdhëruar lirimin e tyre. Pas protestës, policia shoqëroi Adriatik Lapajn, arrestoi disa persona, si dhe nisi hetime penale ndaj të tjerëve.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 1 arrestuan Ergys Llanajn, Alfred Matoshit, Edison Haklajt dhe Eligert Himën, të cilët u lanë të lirë sot nga gjykata./e.t
