Last Updated on 04/09/2026 by Anisa
65-vjeçari ishte duke udhëtuar i vetëm me makinë kur personat i bënë pritë dhe e qëlluan me breshëri në drejtim të tij.
Fotoja e mësipërme është e 65-vjeçarit Viktor Bardhi, i cili u vra me armë zjarri mëngjesin e djeshëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Ai ishte duke u kthyer në shtëpi ndërsa kishte hapur rrjetin e ujësjellësit të Rrëshenit, institucion ku punonte prej kohësh.
65-vjeçari ishte duke udhëtuar i vetëm me makinë kur personat i bënë pritë dhe e qëlluan me breshëri në drejtim të tij. Bardhi humbi jetën në vend, ndërsa dyshohet se kanë qenë më shumë se dy persona që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj tij. Pas ngjarjes autorët u larguan me një automjet, të cilin e dogjën. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar 10 persona të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa uniformat blu po ushtrojnë edhe kontrolle të shumta për të rënë në gjurmë të autorëve.
Pista ku janë përqendruar hetimet është ajo e hakmarrjes. Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili mbeti i vrarë në një atentat në shtator të vitit 2023 para komisariatit të policisë në Rrëshen. Ky i fundit ishte arrestuar për ngjarjen e marsit të vitit 2023, kur pati një përplasje me armë me Sajmir Reçin. Për këtë ngjarje u akuzua si i përfshirë edhe Kristian Bardhi. Edhe ky i fundit u vra në një atentat në janar të vitit 2025 në Novoselë, ndërsa i riu ishte nipi i 65-vjeçarit që mbeti i vrarë këtë të enjte./ad
