Last Updated on 27/10/2026 by Anisa
Erjon Vishkulli ka ndarë së fundmi fotografi nga shtrati i spitalit në Itali, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në sy, pas operacionit të kryer më herët në Shqipëri.
28-vjeçari mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome, teksa ndodhej në protestën e dhunshme e zhvilluar të shtunën në kryeqytet.
Përmes një InstaStory, i riu ka publikuar një fotografi nga spitali, ku shihet duke bërë me duar simbolin e shqiponjës. Ai e ka shoqëruar postimin me një mesazh të shkurtër, ku shkruan: “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”.
Sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore është aktualisht më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë shprehur shpresa pozitive për rikuperimin e syrit./ad

