Last Updated on 27/10/2026 by Anisa
Shefi i sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei, u takua me udhëheqësin suprem të vendit, Ayatollah Mojtaba Khamenei , i cili nuk është shfaqur në publik që kur pasoi të atin Ali Khamenei, i cili u vra, raportuan mediat shtetërore të martën.
Gjatë takimit, udhëheqësi suprem theksoi rëndësinë e mbrojtjes së interesave të Iranit dhe zbatimin e kushteve të vendosura nga Teherani, me qëllim përfundimin e luftës dhe kapërcimin e situatës “as luftë as paqe” , sipas mediave shtetërore./ad
