Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença hapi edicionin e dytë të eventit Portugal Football Summit që organizon qeveria e futbollit luzinan. Është kjo një ngjarje e rëndësishme ku mori pjesë edhe presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin.
Kreu i qeverisë së futbollit evropian përfitoi nga rasti për të folur për sfidat e shumta me të cilat përballet bota e futbollit me një aludim të qartë për presidentin e FIFA, Gianni Infantino edhe pse nuk ia përmendi emrin dhe për luftën e hapur me të për qeverisjen e futbollit
‘Bukuria dhe traditat e kësaj loje na bëjnë të gjithë që të jemi shërbyesit e saj-tha Ceferin-futbolli iu përket njerëzve që e luajnë dhe që i dedikojnë të gjithë jetën e tyre. Bashkimi i perspektivave tona të ndryshme është e vetmja formë për të përballuar sfidat e futbollit dhe për t’u rritur. Megjithatë jo e gjithë bota vendos futbollin mbi ambiciet personale. Besimi te sporti ynë bazohet në 3 shtylla; uniteti, transparenca dhe qeverisja në shërbim të shumicës dhe jo pakicës.
Ceferin i vijoi kritikat e tij në fjalimin e mbajtur në këtë event
‘Kohët e fundit këto tre shtylla u zhvlerësuan nga personat që janë betuar se do t’i mbronin-tha kreu i UEFA-projekti që tronditi unitetin e futbollit mund të jetë braktisur, por besimi u thye dhe nuk u rikuperia dhe tani është detyra jonë që ta riparojmë. Futbolli nuk është në shitje. Ky është mesazhi që UEFA ka transmetuar për vite të tëra dhe jam i sigurt se ky takim do ta çojë larg’
Fjalët e Ceferinit vijnë vetëm pak orë pasi Infantino u shtriu dorën 211 federatave kombëtare, duke shprehur gatishmërinë për të diskutuar reforma në FIFA.
‘U kam thënë se jam plotësisht i gatshëm të diskutoj për reforma në FIFA. Kam paraqitur dy propozime që synojnë të garantojnë vazhdimësinë e një qeverisjeje të qëndrueshme të FIFA-s-kishte deklaruar ai
Infantino gjithashtu bëri të ditur se do të pyeste Këshillin e FIFA-s nëse ishte i gatshëm të ngarkonte një strukturë për të kryer një rishikim të situatës./k.m
