Last Updated on 01/09/2026 by Monika
Është hedhur sot shorti i “Domestic Champions Path” në UEFA Youth League 2026/2027.
Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga Partizani U-19, që si kampion i vendit në këtë grupmoshë do të marrë pjesë në raundin e parë të “Domestic Champions Path”.
Shorti i zhvilluar në Nyon të Zvicrës ka vendosur që skuadra kryeqytetase të përballet me ekipin Valletta nga Malta.
Në rast se Partizani kalon këtë raund, atëherë në raundin e dytë do të përballet me Hradec Králové të Çekisë./mxh
