Autoritetet ukrainase kanë ekspozuar në Kiev pjesë të një rakete ruse të tipit “Oreshnik”, të interceptuar më herët, përfshirë edhe sistemin e saj kompjuterik të bordit.
Përfaqësuesi presidencial i Ukrainës për politikën e sanksioneve, Vladyslav Vlasiuk, deklaroi se sistemet strategjike të raketës përmbanin vetëm komponentë elektronikë të prodhuar në Rusi dhe Bjellorusi, duke treguar sipas tij përpjekjet e Moskës për të shmangur varësinë nga teknologjia e huaj në programet e saj ushtarake.
Sipas tij dhe ekspertëve të pranishëm, pjesët e specializuara të gjetura në mbetjet e raketës datojnë para vitit 2017.
Vlasiuk e cilësoi ekspozimin e këtyre elementeve si një zhvillim të rëndësishëm në kuadër të analizës së kapaciteteve ushtarake ruse.
Megjithatë, ekspertët ukrainas theksojnë se Rusia vazhdon të mbështetet në mënyrë të konsiderueshme në komponentë perëndimorë të kontrabanduar për prodhimin e raketave balistike dhe dronëve “Shahed”.
Çështja e përdorimit të komponentëve të huaj është diskutuar edhe me një delegacion të Kongresit amerikan, i cili vizitoi Ukrainën, përfshirë senatorin Richard Blumenthal dhe kongresmenin Jim Himes.
Sipas Vlasiuk, ligjvënësit amerikanë shprehën shqetësim të thellë për faktin se pjesë të prodhimit amerikan vazhdojnë të përfundojnë në armët ruse, pavarësisht kufizimeve ndërkombëtare të eksportit./MXH
