Myrto Uzuni vijon të shkëlqejë me skuadrën e Austin në turneun e Amerikës së Veriut, Leagues Cup.
Në sfidën me ekipin e njohur meksikan, Club America, ylli i Kombëtares shqiptare realizoi një supergol në minutën e 67’.
Pas një topi të gjetur në cepin e zonës, Uzuni goditi me të djathtën duke e çuar sferën në trekëndëshin e portës, duke barazuar rezultatin.
Sfida më pas shkoi në penallti, ku Uzuni nuk e gaboi 11-metërshin e tij, me Austin që arriti të fitojë dhe të sigurojë kualifikimin në çerekfinalet e këtij kompeticioni./ad
The @LeaguesCup hero does it again! 🦁👑 pic.twitter.com/AZIhm3ubUY
— Austin FC (@AustinFC) August 14, 2026
