Nëna e saj është një nga supermodelet më ikonike në botë. Dhe vajza e Claudia Schiffer, Clementine, 21 vjeç, vërtetoi se molla nuk bie shumë larg pemës, teksa u shfaq mahnitëse, sipas Daily Mail, në një festë të kohëve të fundit.
Vajza e yllit të modës, babai i së cilës është regjisori Sir Matthew Vaughn, shfaqi asetet e saj mahnitëse me një korse tërheqëse dhe një rrip të trashë lëkure në një festë kaubojsh.
Media e njohur britanike thekson se faqja e Clementine në Instagram është e mbushur me foto tërheqëse, më të fundit e të cilave dëshmuan jo vetëm stilin e saj të jetesës, por treguan më qartë edhe pamjen e saj joshëse.

Claudia dhe Matthew, të cilët janë të martuar që nga viti 2002, janë gjithashtu prindër të Caspar, 22 vjeç, dhe Cosima, 15 vjeç. Ata kanë jetuar në Coldham Hall, Stanningfield, Suffolk, në një banesë me vlerë 7.5 milionë paund, që nga viti 2002.
Ndërsa jeta e Claudias ishte e mbushur me festa dhe pasarela gjatë viteve ’80 dhe ’90, gjërat ndryshuan në mënyrë dramatike kur ajo takoi Matthew.
“Para se të takoja Mattheë, punoja pa pushim. Por sapo u bashkuam, papritmas, një botë krejt e re dukej se u hap… Prioritetet e mia u bënë krejtësisht të ndryshme. Mëmësia më bëri të ndieja se ‘kjo është ajo që unë përfaqësoj’.
Duke i bërë jehonë mendimeve të saj të mëparshme, vitin e kaluar, supermodelja përsëri detajoi se si ndryshoi fokusi i saj pasi u martua me Mattheë dhe ata patën tre fëmijët e tyre.
