Last Updated on 18/06/2026 by EL
Gjatë Samitit të G7 në Francë, një moment i thjeshtë familjar ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale dhe është bërë viral brenda pak orësh.
Giorgia Meloni u shfaq në mbërritjen e saj në aktivitet së bashku me vajzën e saj, ku kamerat kapën një moment të shkurtër kur vogëlushja dukej se përpiqej të shmangte vëmendjen e mediave dhe u fsheh pas nënës së saj.
Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke u komentuar si një moment i natyrshëm dhe i zakonshëm për fëmijët e figurave publike që përballen me ekspozim mediatik.
Videoja është bërë menjëherë virale, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen tek jeta private e liderëve botërorë dhe familjeve të tyre gjatë ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare./et
