Shumë shkolla në Mbretërinë e Bashkuar janë mbyllur përkohësisht për shkak të një vale virusesh që ka shpërthyer në të gjithë vendin.
Drejtuesit e shkollave paralajmërojnë se situata po i ngjan periudhës së pandemisë së Covid-19.
Një nga rastet më të prekura është St Martin’s në Caerphilly, Uellsi, ku më shumë se 250 nxënës dhe mësues u sëmurën, duke u rikthyer te mësimi online. Simptomat përfshijnë të vjella, temperaturë të lartë, kollë dhe lodhje, me një periudhë rikuperimi prej rreth shtatë ditësh.
Daily Mail raporton se në County Londonderry, 170 nxënës munguan në një ditë për shkak të sëmundjeve të ndryshme.
Londra ka trefishuar numrin e pacientëve të shtruar me grip krahasuar me vitin e kaluar.
Autoritetet shëndetësore po rekomandojnë përdorimin e maskave për të reduktuar përhapjen e virusit, ndërsa paralajmërohet për një valë të madhe infeksionesh dhe shtim të ndjeshëm të numrit të të shtruarve në spital.
Kjo situatë po shkakton shqetësim të madh në Britani, ku autoritetet paralajmërojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në shtëpi nëse shfaqin simptoma./mxh

Artikulli i MëparshëmKëto ushqime zvogëlojnë natyrshëm inflamacionin në trup, konsumojini më shpesh
