Last Updated on 21/08/2025 by adminfjala
Policia e Velipojës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka shpëtuar tre persona që rrezikonin të mbyteshin në det.
Sipas njoftimit të policisë, tre pushuesit kishin hyrë për t’u larë në thellësi, por për shkak të dallgëve të forta nuk po arrinin të dilnin në breg.
Menjëherë u angazhuan shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, të cilat me mjetin lundrues “Skaf” lokalizuan personat në rrezik dhe i nxorën të sigurt në breg. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.
Njoftimi i Policisë:
Velipojë
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, së bashku me Policinë Kufitare, u shkuan në ndihmë tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në det.
Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin, pasi ishin duke u larë në thellësi.
Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë, për tre shtetas që ishin duke u larë në thellësi dhe nuk po mundeshin të dilnin në breg, për shkak të dallgëve të forta.
Menjëherë u angazhuan shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan shtetasit që rrezikonin të mbyteshin dhe bënë të mundur kthimin e tyre të sigurt në breg. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Qytetarët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.
Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë, vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve. m.p.
