Last Updated on 04/09/2025 by adminfjala
Kombëtarja shqiptare ka fituar minimalisht në miqësoren ndaj Gjibraltarit, sfidë që ishte e para në histori mes dy kombëtareve.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo iu falën golit të shënuar nga Jasir Asani në minutën e 69-të me penallti. Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e 11 metërshit, pas një prekje me dorë, në aksionin e Cristian Shpendit.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura dhe pak raste për shënim. Për tu përmendur ishin vetëm dy tentativat e Medon Berishës, që u ndalën nga portieri dhe transversa.
Fraksioni i dytë ishte disi më ndryshe, me raste për shënim nga Cristian Shpendi dhe Arber Hoxha.
Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë ndaj Letonisë në Tiranë më 9 shtator, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit./e.t
