Vera e vitit 2026 është renditur përkohësisht si më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të publikuara të martën nga Zyra Meteorologjike britanike.
Temperatura mesatare gjatë muajve të verës arriti në 16,5 gradë Celsius, duke e bërë këtë sezon më të ngrohtin që prej fillimit të regjistrimeve në vitin 1884.
Sipas agjencisë, vera e këtij viti u karakterizua gjithashtu nga një numër i lartë orësh me diell, veçanërisht në disa pjesë të vendit, ndërsa në shumë zona u regjistruan kushte të thata.
Reshjet e dendura të ditëve të fundit të sezonit, megjithatë, ndihmuan që disa rajone të mos shënonin rekordin për nivelin më të ulët të reshjeve sezonale.
Zyra Meteorologjike theksoi se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor kanë ndikuar ndjeshëm në këto temperatura.
Sipas vlerësimit të saj, një sezon me këtë nivel temperaturash është bërë rreth 130 herë më i mundshëm si pasojë e ndryshimeve klimatike./mxh