Last Updated on 17/05/2026 by EL
Pasi siguroi titullin kampion para disa javësh, Inter është kthyer në fushë këtë të dielë, ku pas ndeshjes ndaj Veronës (1-1), ka festuar përpara tifozëve të vet, në sfidën e fundit shtëpiake. Ashtu siç ishte parashikuar, në një stadium plot me tifozë, u mbajt ceremonia e fitimit të titullit. Interi është kampion i Italisë për herë të 21-të në historinë e saj.
Sa i takon sfidës, një autogol i Andrias Edmundsson nuk mjaftoi për zikaltërit, pasi Bowie barazoi shifrat në fund./et
