Last Updated on 04/07/2025 by adminfjala
Ish-kapiteni i Liverpool në vitet 2021-2023, Jordan Henderson është bashkuar me mijëra fansa të klubit të kuq jashtë mitikut “Anfield”; ku prej mesditës së djeshme janë duke u mbajtur homazhe në nderim të Diego Jotës.
Sulmuesi i Liverpool dhe vëllai i tij u ndanë nga jeta në një aksident me makinën e tyre, e cila u shkrumbua me ata brenda. Henderson ka qenë bashkëlojtar me Jotën dhe shihet me lot në sy në murin e luleve dhe kujtimeve për Diogon.
Kujtojmë se Liverpool hoqi nga qarkullimi përgjithmonë numrin 20-të, të cilin Jota prej pesë sezonesh e mbante mbi shpinë në fanellën e kuqe./e.t